Loredana dhe Zuna janë përfolur shpesh për një lidhje. Dyshja i kanë mohuar fjalët që qarkullojnë lartë e poshtë duke deklaruar se janë thjesht miq.

Megjithatë kujtojmë se vetëm pak kohë më parë në rrjet u publikua një video ku Loredana dhe Zuna shiheshin duke shkëmbyer puthje në buzë. (Lexo këtu)

Po ashtu dyshja shihen gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe postimet në rrjete sociale të lënë të kuptosh se mes tyre ka shumë më shumë.

Vetëm së fundmi Loredana ka publikuar në Instastory një video me mbesën e reperit, duke treguar kështu se e kanë bërë lidhjen familjare dhe e kanë zyrtarizuar.

Nga ana tjetër dhe Zuna është fotografuar para pak kohësh në shoqërinë e vëllait të reperes, Arsim Zefit. Ndonëse dyshja nuk e kanë konfirmuar historinë e tyre të dashurisë, këto postime i thonë të gjitha.






