Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Maj 2020, 17:05

Rikthimi i maturantëve në shkolla/ Shahini njofton masat që do merren: Jo më shumë se...

Ministrja e arsimit Besa Shahini ka treguar në "Abc News" se si do të bëhet rikthimi i maturantëve në shkolla. Ajo ka treguar se nuk do të ketë më shumë se 12 nxënës në klasë, të gjithë duke ruajtur distancën prej 2 metrash.

“Siç kanë vepruar të gjitha vendet e tjera që kanë vendosur trë mbajnë maturat shtetërore edhe ne kemi ndërmarrë hapat tonë. Duke marrë parasysh që ka shumë nxënës vendosëm të kthejmë edhe klasat e tjera

Ata do jenë maksimumi 12 nxënës në klasë duke rujatur distancën prej 2 metrash dhe do merren masa për higjienizimin e klasave. Dio jenë disa masa që do merren që nxënësit dhe mësuesit të jenë të sigurt.

Ajo çfarë ne duam të sigurojmë është që çdo shkollë të ketë mjetet e nevojshme për të kryer pastrimin. Klasat do të jenë të pastra.

Nëse nxënësit ndihen se mund ta bëjnë provimin pas konsultime mund të përgatiten vetë në shtëpi. Një maturant që i ka ndjekur edhe mësimet online është i përgatitur pa qenë nevoja të kthehen në shkollë.

Pjesa më e madhe e kërkesave është që të vijnë në shkollë sepse kanë nevojë për konsultimin”, u shpreh Shahini./ "Abc News"