Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Maj 2020, 14:02

Vizitoi familjarët me koronavirus, gruaja shtatzënë infekton djalin 2 vjeç dhe vjehrrën në Fier

ISHP njoftoi sot se në Fier janë shënuar tre raste me koronavirus duke bërë që rrethi të futej sërish në hartën Covid Gazetarja Valbona Davidhi bën me dije për "abcnews.al" se bëhet fjalë për tre pjestarë të një familjeje.

Të prekurit janë një grua tetë muajshe shtatëzënë, djali i saj 2 vjeçar si edhe vjehrra. Mësohet se gruaja ka patur një udhëtim pak ditë më parë në Tiranë tek familjarët e infektuar me koronavirus.

Dyshohet se gruaja është infektuar edhe vetë pas kësaj vizite.