Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Maj 2020, 11:11

E fundit/ 12 raste të reja me koronavirus në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Kështu numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 832. 

Në 24 orët e fundit janë testuar 255 persona të dyshuar, nga të cilët 12 kanë rezultuar të infektuar, 3 në qytetin e Fierit, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër, 1 në Tiranë.

Betejën me sëmundjen e kanë humbur 31 veta deri më sot.

Tek të dy spitalet aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë, 8 prej tyre po marrin kujdesin e duhur.