Shefja e shërbimit të pneumologjisë në spitalin "Shefqet Ndroqi", Silvana Bala ka dhënë së fundmi një intervistë për "ABC e mëngjesit". Ajo ka folur rreth situatës së krijuar nga Koronavirusi dhe pasojave që ky virus lë te pacientët.
Bala ka treguar se pasoja që mund t'i kërcënojë jetën pacientit edhe pasi është shëruar nga Covid-19 është tromboembolia pulmonare apo tromboemolia e organeve t tjera.
"Ajo çfarë mund t’i kërcënojë jetën pacientit është se në javët e para pasi pacienti negativizohet nga COVID-19, kjo pasojë mund ti shkojë për 4-5 javë dhe flitet për komplikacionin më të mundshëm të saj që është tromboembolia pulmonare apo tromboembolia e organeve të tjera.
Kjo është pasoja më e rëndësishme dhe që mund ti kërcënojë jetën edhe nëse kalon COVID-19, pacientit të sëmurë. Nuk mund të flasim për pasoja mbetëse për gjithë jetën nga kjo sëmundje. Megjithatë çdo gjë varët nga mosha e pacientit, sëmundjet e shoqërueshme. Pneumonia nga OCVID-19 ul dhe kufizon të gjithë aktivitetin funksional të mushkërive”, është shprehur Bala.
