Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 270 persona të dyshuar me Covid-19, prej nga ku kanë rezultuar pozitiv 17 raste te reja. 11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme ndërsa për 6 të tjerë po vijon hetimi.
Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht: 9 në Tiranë, 5 në Krujë, 3 në Kamëz, vatër familjare. Numri total i të prekurve në vend ka shkuar 820, 70% e tyre janë të shëruar.
Aktualisht në spitalet Covid 1 dhe Covid 2, ndodhen të shtruar 38 pacientë, 8 në terapi intensive.
