Nga Shqipëria / E Martë 5 Maj 2020, 12:12

Francë/ Gjendet pacienti zero që kaloi Koronavirusin që në Dhjetor

Një 43-vjeçar francez e ka shfaqur veten si "pacienti zero" në vend, i infektuar me Koronavirus që në dhjetorin e vitit që lamë pas. Rezultati i testimit i 43-vjeçarit të quajtur Amirouche Hammer sugjeron që virusi është përhapur në Francë shumë më përpara 24 Janarit, kur vendi konfirmoi rastin e parë. Në një intervistë për "BFMTV", Hammer ka treguar se ka vuajtur nga dhimbje shumë serioze në gjoks por më pas doktorët e kanë diagnostikuar me infeksion në mushkëri.

Ende është e paqartë mënyra se si ai është infektuar, sepse nuk ka lidhje të drejtpërdrejta me Kinën, ku dhe filloi shpërthimi i pandemisë. Gruaja e tij punonte në një supermarket afër aeroportit "Charles de Gaulle" në Paris, ku pasgjerët bëjnë pazar pasi të zbarkojnë. Mjeku, Dr Cohen që zbuloi rastin tha se gruaja e pacientit kishte punuar në një treg peshku me kolegë me origjinë kinezë.

Hammar ka treguar se Dr Cohen kishte kontaktuar me të ditët e fundit për ta informuar se ishte 100% pozitiv me Koronavirus. Në atë kohë ai kishte simptoma të tilla si ethe, kollë dhe probleme me frymëmarrjen.

Fillimisht ai dyshohej për grip por ishte në mëdyshje nga simptomat dhe shkoi në spital, ku mjekët i kanë dhënë një maskë për frymëmarrjen. Pasi mjekët e kishin diagnostikuar me infeksion në mushkëri ai qëndroi disa ditë në spital. Pas disa ditësh u kthye në shtëpi i shëruar, duke mos e ditur se ishte infektuar nga Covid-19.

Burimi: "Daily Mail"