Koronavirusi ka mbërthyer Britaninë e Madhe, ku është shënuar numri më i madh i viktimave duke kaluar Italinë dhe Spanjën. "Daily Mail" raporton se më shumë se 32,000 njerëz kanë humbur betejën nga virusi.
Të dhënat e sotme tregojnë se më shumë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar sesa në Itali, i cili ende konsiderohet të jetë vendi më i goditur në botë.
Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare 29,710 njerëz në Angli dhe Uells kishin Covid-19 të përmendur në certifikatën e vdekjes së tyre deri më 24 Prill. 2,219 viktima të tjerë janë shënuar në Skoci dhe 393 në Irlandën Veriore, shifra që e çojnë numrin total në 32.322.
"Daily Mail" shkruan se viktima të panumërta kanë vdekur në shtëpi që nënkupton se llogaritjet ditore të vdekjeve nuk janë shumë të sakta dhe nuk dihet saktësisht sesa njerëz po merr ky infeksion.
