Nga Shqipëria / E Martë 5 Maj 2020, 16:04

Ia doli! Zelanda e re shënon 0 raste me koronavirus

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka lavdëruar qytetarët e tyre që kanë respektuar karantinën dhe kanë zbatuar masat kundër koronavirusit, Adern bëri të ditur se Zelanda e Re prej dy ditësh ka shënuar 0 raste me koronavirus. 

Numri i të prekurve me Covid-19 ka mbetur 1.487 dhe po ashtu i pandryshuar edhe numri i viktima: 20. 

4 persona aktualisht janë në spital, por asnjëri prej tyre në kujdes intensiv.

"Arritja e zero rasteve për dy ditë rresht është rezultat i qytetarëve të disiplinuar. Ne e dimë që virusi nuk ka kaluar ende dhe mund të shfaqen raste të reja, kështu që mos bëni asgjë që rrëmben fitoren tonë në këtë pikë", tha kryeministrja.