Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti mes dy familjeve të ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil të Sarandës. Sipas burimeve për "Abc News", dy familjet janë konfrontuar me thika dhe sende të forta për shkak të një konflikti të vjetër pronësie.
"Abc News" raporton se konflikti mes dy familjeve ka ardhur për shkak të shezlongeve dhe daljes në det. Njëra palë pretendon se nga 180 metër katror që u takon fqinjëve, ata kanë zaptuar 700 metër, duke u bllokuar kështu atyre daljen në det.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së Sarandës dhe një grup i FNSH, të cilët kanë shoqëruar në Komisariatin e Sarandës 2 persona.
