Nga Shqipëria / E Martë 5 Maj 2020, 23:11

A ka pasur koronavirus që në janar në Shqipëri? Përgjigjet Pëllumb Pipero

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Open" në Top Channel ku tema është “Koronavirusi, kur hyri në Shqipëri”.

Pipero gjatë emisionit foli edhe për lajmet që po qarkullojnë në media e rrjete sociale, pas publikimit të disa grafive të janarit, ku simptomat janë të ngjashme me ato të Koronavirusit.

"Unë sot kam lexuar edhe një opinion të OBSH-së në lidhje me këto raste. Ky është një diskutim që duhet të bëhet midis ekspertësh në fund të kësaj epidemie. Diskutimi mediatik nuk mendoj se sjell ndonjë rezultat", u përgjigj Pipero.