Nga Shqipëria / E Martë 5 Maj 2020, 22:10

Në mes të detit, të përqafuar, Marina dhe Getoari në momente romantike

Marina Vjollca ka zgjedhur që ditën e sotme të ndajë me publikun një foto të papublikuar më parë, duke kujtuar kështu pushimet në Barbados me Getin.

Në foton e shkrepur vitin e kaluar, çifti shfaqen në det, të përqafuar teksa dielli po perëndon.

"Kur perëndon dielli", shkruan Marina krah fotos që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.

Kujtojmë që Marina tani është e angazhuar në moderimin e "Klanifornia", ku e shohim çdo të shtunë.