Nga Shqipëria / E Martë 5 Maj 2020, 21:09

Roza Lati bëhet kamariere, shërben kafetë por i bie tabakaja nga dora

Roza Lati ka marrë tabakanë dhe u ka shërbyer sot kafetë kolegëve të saj në lokalin pranë televizionit Ora News, ku ajo punon. E veshur me taka dhe kostum sportiv, Roza shfaqet duke shërbyer kafetë, por diçka nuk shkon si duhet.

Moderatorja ngatërrohet me tabakanë e cila i rrëshket nga dora. 

Më pas Roza mbledh sërish filxhanët, teksa shprehet se: Kaq ishte, hajde t’i heqim tani! 

Videot ishin për të sjellë pak humor, sepse Roza vazhdon profesionin e saj si moderatore dhe autore e emisionit "Why not".