Kryetari i “Shoqatës Transporti Kombëtar Interurban”, Kujtim Mema ishte i ftuar në studion “ABC News”, ku ka folur për vështirësitë që kanë linjat urbane për shkak të karantinës.
“Shoqëritë e Transportit të Udhëtarëve në Shqipëri janë shoqëri aksionare të cilët kanë mjetet e tyre dhe punojnë për familjet e tyre. Shumica e transportit ndërqytetës janë me kredi dhe një kredi e dytë nuk na bën mirë, pasi dy kredi bashkë është e vështirë për t'i shlyer. Jemi tkurrur ekonomikisht. Referuar edhe vendeve fqinje ndoshta ka ardhur momenti që të bëhet një hapje e punës, pasi në këtë mënyrë jemi drejt falimentimit”, tha Mema.
“Parashikimi jonë për tu kthyer në normalitet është nga 20 shtatori. Korriku dhe gushti janë dy muaj që nuk ka lëvizje. Situata e protokollit të sigurisë mund të na çojë në rritje të biletës. Kjo nuk është e qëllimshme, por e detyrueshme. Nëse do të shkojmë me gjysmë kapaciteti, bileta do të detyrohet me 30% të rritet edhe pse pritet që të shikohet se si do të vijojë situata”, tha ndër të tjera Mema.
