Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Artjola Toska në një lidhje telefonike për emisionin "Ftesë në 5", tregoi se karantinën e ka kaluar larg bashkëshortit dhe e ka marrë malli. Këngëtarja tregoi se gjatë kësaj kohe ka patur shumë frymëzim për këngë dhe realizoi projektin "Ditëlindja", që së fundmi u publikua me videoklip.

"Për mua ishte goxha e vështirë karantina sepse isha vetëm në shtëpi. Erdha nga udhëtimi, u mbylla 1 muaj e ca në shtëpi dhe më erdhi frymëzimi për të krijuar këngë. Një nga këto këngë ishte "Ditëlindja", e cila erdhi sepse më prekte fakti që isha vetëm dhe unë ditëlindjen e kalova në të njëjtën mënyrë. Ngela vetëm pa bashkëshortin sepse unë erdha nga Anglia në datë 9 në Shqipëri ndërsa bashkëshorti ishte në Itali", tregoi Artjola.

"Nuk po e përballoj më tepër sepse u bë kaq kohë pa bashkëshortin dhe është e tepërt kaq. Deri kohët e fundit isha me mamin dhe motrën në Itali, kam vëllain në shtëpi, me shoqërinë flasim në Skype. Më tepër takohemi në aeroporte dhe koncerte me miqtë e mi të ngushtë", u shpreh këngëtarja.
