Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi përmes një video-mesazhi ka dhënëdetaje për strukturën e testit të Maturës Shtetërore 2020. Vrapi ka treguar se testi do të jetë vetëm me pyetje me alternativa dhe janë hequr pyetjet ese nga pjesa e gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe.
“Testi i Maturës Shtetërore 2020 do të bazohet vetëm në pyetje me alternativa. Kohëzgjatja e tij do të jetë 2 orë dhe në total, numri i pyetjeve do të jetë 60. Është llogaritur që pyetjeve me alternativa u duhet më pak kohë se sa pyetjeve me zhvillim. Prandaj, ka një kohëzgjatje deri në 2 orë dhe jo 2 orë e gjysmë. Janë hequr pyetjet ese nga pjesa e gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe. Dhe i gjithë testi do të bazohet vetëm në pyetje ku nxënësit do ta përzgjedhin përgjigjen. Pra, nuk do ta shkruajnë atë. Koha është e mjaftueshme”, shprehet Vrapi.
