Nga Shqipëria / E Martë 5 Maj 2020, 16:04

Ikën flokët e gjatë, Rezarta Shkurta i pret shkurt fare

Rezarta Shkurta ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamje gjatë kësaj periudhe karantine. Biznesmenia e cila prej vitesh kishte mbajtur flokë të gjatë, tani ka vendosur t'i presë ato.

Rezarta ka postuar një foto nga momenti kur po i priste fotot teksa shkruante: "Mirupafshim flokë të gjatë" ndërsa në sfond dëgjonte këngën e saj "E dehur".

Në postimin e rradhës, Rezarta ka treguar rezultatin dhe duhet thënë se ky model flokësh i shkon shumë.