Nga Shqipëria / E Martë 5 Maj 2020, 10:10

S4MM i marrin Instagramin dhe i bëjnë publike bisedat me të fejuarën, reagon reperi

Pak ditë më parë Feros i vodhën Instagramit dhe ç'nuk i publikuan. (Lexo këtu) Vetëm së fundmi e njëjta gjë i ka ndodhur dhe reperit nga Tetova, S4MM. Personi që i ka marrë adresën personale, i ka bërë publike bisedat me të fejuarën, Filis Ismaili.

E fejuara i ka dërguar një meme me dy kuaj me mbishkrimin "Unë dhe i dashuri kur të dalim nga karantina". Për këtë arsye krahas fotos së publikuar hackeri ka shkruar "E gjetëm kalin".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S4MM (@samirs4m) on

Reperi ka reaguar me anë të një postimi në Snapchat ku shprehet se do e rimarrë Instagramin. "Unë instagramin do e kthej po pyete veten, ty shpirti a do të të kthehet kur të të kap", ka shkruar S4MM.