Nga Shqipëria / E Hënë 4 Maj 2020, 16:04

'Nuk duronte dot mos-servilizmin tim', Albani përjashtohet nga 'Përputhen', reagon autorja programit

Albani është përjashtuar nga rubrika "Përputhen" e emisionit "E diell". Lajmin e ka konfirmuar vetë Albani përmes postimeve në Instagram ku është kapur keq me autoren e programit. 

“Tani sapo më lajmëruan që për shkak të intervistës që unë kam dhënë jam përjashtuar nga emisioni, zakonisht nuk dua të prish gojën po këta njerëz e meritojnë. Prej kohësh autorja e këtij programi nuk po e duronte dot mosservilizmin dhe mosbindjen time ndaj skenareve të saj amatore dhe dashakeqe, ndaj gjeti rastin sot dhe vendosi duke mos pas guximin të më kontaktoj vet personalisht po nëpërmjet vartëses së saj me pretekst intervistën time, falenderoj të gjithë ata që më kan mbështet këto kohë, dhe jam krenar që su bëra kurr pjes e asnji skenari dhe thash gjithmonë atë që desha. Olsa Shpresoj të gjesh burr, futu vet në përputhen se mosha ikën”, shkruan Alban Dyrmishi.

Pas postimeve të Albanit, ka reaguar autorja Olsa Muhameti. Në një prononcim për “News31”, Olsa është shprehur se Albani ka thyer rregullat dhe prandaj është përjashtuar.

“Albani ka thyer rregullat, ndaj edhe u përjashtua. Për sa kohë janë brenda programit, janë imazh i “Përputhen” dhe menaxhohen nga produksioni. Ai ka dhënë një intervistë pa marrë lejen e produksionit. Ka një kontratë që ia ndalon. Duhet të kishte kërkuar leje, produksioni e vlerëson nëse vlen si intervistë apo jo”, tha Olsa.