Nga Shqipëria / E Hënë 4 Maj 2020, 18:06

Mirupafshim karantinë! Rrugët e Italisë mbushen me njerëz, pamjet nga qytetet e Europës

Europa ka hyrë në 'fazën e dytë' të krizës koronavirus. Rrugët e Italisë sot ishin mbushur plot, pas 9 javëve karantinë. Sheshi i Shën Markut sot ishte për herë të parë plot me qytetarë, pas shumë javëve bosh. Në Milano trenat e metrotë u mbushën me 4 milion njerëz që u kthyen të punojnë në fabrika dhe në ndërtim. Të tjerë shkuan të kalonin ditën në park apo të vizitonin të afërmit. 

Sheshi i Shën Markut, Venecia

Qeveria italiane tha se rajonet janë përgjegjëse për të siguruar distancimin shoqëror në transportin publik, por fotografitë treguan se ky rregull nuk po zbatohej rreptësisht.

Sheshi i Shën Markut sot
Sheshi i Shën Markut 11 mars

Në Gjermani, mijëra fëmijë u kthyen në shkollë sot.

Në Portugali u hoq gjendja e jashtëzakonshme dhe dyqanet u rihapën.

Portugali: Qytetarët me maska mbrojtëse hipin në një autobus në stacionin Cais do Sodre në Lisbonë këtë mëngjes

Në Spanjë gjithashtu qytetarët pas 7 javësh karantinë, dolën për të shëtitur.

Spanjë

Sipas rregullave mbarëkombëtare për 'fazën e dytë' të krizës së koronavirusit, baret dhe restorantet mund të rifillojnë shërbimet e shpërndarjes ndërsa fabrikat lejohen të rifillojnë prodhimin nga sot. Njerëzve u lejohet të vizitojnë të afërmit e tyre, edhe miqtë e tyre, por vetëm brenda rajonit ku ata jetojnë. Maska është e detyrueshme në transportin publik dhe në disa shtete janë të detyrueshme edhe dorezat.

Greqi
Austri
Francë