Reperi i njohur me origjinë shqiptare, Gashi është shumë aktiv në rrjete sociale. Vetëm së fundmi ai ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto që ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Gashi ka fotografuar këmbën duke treguar se ka bërë pedikyr. Ai i ka lyer thonjtë në ngjyrë portokalli dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit.

"Gashi ndalo, mos na e bëj neve këtë. Mendova se je shqiptar", "Shqiptarët nuk i lyejnë thonjtë", "Po të bëj unfollow", këto e shumë komente të tjera i janë drejtuar reperit. Megjithatë Gashi nuk ka reaguar aspak dhe i ka kaluar me shumë sportivitet.






