Nga Shqipëria / E Hënë 4 Maj 2020, 23:11

Kur do t'i kthehemi jetës normale? Flet ministrja Manastirliu

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte për emisionin "Opinion". Moderatori i emisionit, Blendi Fevziu e ka pyetur se kur do të rifillojë jeta normalisht dhe Manastirliu ka treguar se fillimisht do të bëhet një vlerësim 2-javor përsa i përket hapjes përgjatë çdo faze.

"Tani jemi në 4 Maj dhe kemi ecurinë e parë të hapjes. Në kemi parashikuar hapjen në datë 11 dhe në datë 18. Ne kemi vendosur që të bëjmë një vlerësim 2-javor përsa i përket hapjes përgjatë çdo faze. Është shumë e rëndësishme për të theksuar që vlerësimi 2-javor do të na ndihmojë ne se si ka evoluar", tha Manastirliu.

Po ashtu Fevziu e ka pyetur nëse rrezikojmë të shkojmë deri në Qershor me karantinë pas orës 17:30. "Do të vlerësohet hap pas hapi. Do të shohim në datë 11 Maj si vlerësimin e parë të fazës së parë që do të na japi ne një panoramë të situatës epidemike", u përgjigj ministrja.