Nga Shqipëria / E Hënë 4 Maj 2020, 23:11

Manastirliu: Pas datës 11 Maj makinat lëvizin pa autorizim, ja zonat

Mbrëmjen e sotme ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte në një lidhje të drejtëpëdrejtë për emisionin "Opinion". Ajo ka treguar se pas datës 11 Maj, makinat mund të lëvizin pa autorizim.

Bëhet fjalë për makinat në zonat e gjelbërta por Manastirliu shtoi se po diskutohet që të lejohen në të gjitha qarqet. “Do të lejohet edhe zgjerimi i automjeteve pa autorizim duke nisur pas 11 majit. Po vlerësohet për zonat e gjelbra por po shikohet për të gjithë qarqet", u shpreh Manastirliu.

Kujtojme se zonat e gjelbërta janë: bashkia e Tropojës, Rrogozhinës, Peqinit, Belshit, Gramshit, Kuçovës, Beratit, Skraparit, Selenicës, Vlora, Pustecit, Cërrikut, Gramshit, Ura Vajgurore, Poliçanit, Maliqit, Mallakastrës, qarku Dibër, qarku Gjirokastër, Zona e Përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd, Zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq si dhe Bashkia Divjakë.