Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Opinion" deklaroi se pas datës 11 makinat private do të mund të lëvizin pa autorizim në zonat e gjelbërta.
Po ashtu ajo foli dhe për transportin publik, duke treguar se do të vijojë të mbetet i mbyllur. “Transporti publik po vlerësohet për tu hapur në fazën e fundit”, tha Manastirliu.
Kujtojmë se numri i përgjithshëm i të infektuarve me Koronavirus në vendin tonë ka shkuar 803, me vetëm 8 raste në 24 orët e fundit.
