Këtë të Hënë kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij të Facebook-ut një video "Bukuri Njerëzore". Në video shihet bluzat e bardha të Spitalit Universitar të Traumës, mes të cilave dhe Valbona Krasniqi.
Valbona punon dhe jeton në Bari të Italisë por mbyllja e kufijve e ka gjetur në Tiranë. Ajo është bashkuar vullnetarisht me heronjtë e heshtur të urgjencës për të dhënë kontributin e saj.
“Unë jam Valbona Krasniqi, banoj në Bari të Italisë. Këtu ndodhem se po ndjek një master profesional. Me mbylljen e kufijve mbeta këtu. Thashë ndihmën time përse mos ta jap këtu. Nuk e imagjinoja dot të ndihesha vetvetja me këtë staf të mrekullueshëm. Këta e bëjnë punën me dinjitet”, ka treguar Valbona.
