Nga Shqipëria / E Hënë 4 Maj 2020, 19:07

Rikthehet 'Në kurthin e Piter Pan-it', Alketa zbulon ndryshimet: Fëmijët nuk do...

Moderatorja Alketa Vejsiu ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin "Rudina". Në mbrëmje rifillon "Në Kurthin e Piter Pan" dhe ajo ka treguar kushtet e reja të cilat janë vendosur për hir të situatës së krijuar nga Koronavirusi.

Alketa ka bërë me dije se fëmijët nuk do të jenë në studio por do t'i bashkohen emisionit me anë të lidhjeve direkte. Po ashtu ajo ka treguar se bashkë-prezantuesi i saj do të jetë Deoni, vogëlushi që mori pjesë vitin e kaluar.

Të ftuarit e kësaj mbrëmjeje janë ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe moderatorja Oriela Nebiaj. "Do jetë një program ndryshe por është shumë më mirë se sa një e hënë bosh", u shpreh Alketa.