Kryeministri Edi Rama me anë të një videoje direkte në rrjete sociale ka prezantuar për qytetarët planin e rindërtimit të Krujës së bashku me Ministren e Kulturës, Elva Margariti. Gjatë komunikimit live, Rama u ndal te procesi i shpronësimit.
Ai propozoi për të gjithë personat që kanë humbur pronën, që kompesimi të mos bëhet me para por me një hapësirë më të favorshme. Nëse nuk duan, atëherë do fillojë procedura ligjore e shpronësimit.
"Ata që do humbasin një objekt apo një hapësirë të caktuar, ju propozohet të marrin si kompensim nga ndërtimi një hapësirë shumë më të mirë se ajo që kanë sot, shumë më të favorshme. Propozojeni këtë gjë jo vetëm për të shmangur shpenzime të tepërta por edhe për ata që të kenë mundësi të përfitojnë një pronë të patundshme. Nëse nuk duan do fillojmë me procedurën ligjore të shpronësimit. Duhet t’i paraprini që të mos humbim kohë me këtë proces", u shpreh Rama.
