Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi nëpërmjet një video mesazhi, ka treguar një detaj të rëndësishëm për përmbajtjen e testit të Maturës Shtetërore.
Vrapi bën të ditur se në test janë hequr temat e bëra nga marsi e në vijim. Pra testi do të përmbajë vetëm temat e zhvilluar gjatë kohës kur maturantët ishin në shkollë.
"Çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP).
Kjo agjenci, para disa ditësh, bëri publikimin e testeve të rishikuara ku janë hequr temat, të cilat janë bërë nga marsi e në vijim, pra në kushtet e të mësuarit online”, thekson Vrapi.
Ndër të tjera, Drejtoresha e QSHA tha se “kujdesi i çdo specialisti hartues-testi në QSHA është që të bazohet në programin e rishikuar. Prandaj, gjithçka që po bëjnë maturantët në këtë fazë është që të përsërisin pikërisht temat, të cilat janë publikuar në programet e rishikuara”.
Linku për programet e reja orientuese për testet e Maturës Shtetërore: Programi
