Nga Shqipëria / E Hënë 4 Maj 2020, 14:02

Prej disa ditësh i intubuar, humb jetën nga koronavirusi moderatori i njohur

Pas disa ditësh i shtruar në spital, ka ndërruar jetë moderatori i njohur maqedonas, Dragan Vuçiç. Vuçiç ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore i shtruar në spitalin e Sëmundjeve Infektive në Shkup, pasi u diagnostikua me koronavirus. Për shkak të përkeqësimit nga sëmundja ai ishte i intubuar.

Lajmin e trishtë e konfirmoi djali i tij, muzikanti Martin Vuçiç, i cili është shprehur se komplikacionet nga koronavirusi i sollën vdekjen të atit.

Dragan lindi në Shkup në 1955 dhe punoi si kompozitor, këngëtar dhe moderator. Ai ka kompozuar disa hite të njohura në Maqedoninë e Veriut si “Svirete Ja Zajdi Zajdi”, “Angeli Me Nosat” and “Kazi Zvezdo”. Në vitet ’90 ai ishte vokalist i grupit “Koda”.

Dragan Vuçiç kompozoi edhe këngën “Make my day”, me të cilën djali i tij përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në “Eurovision” në vitin 2005.