Vali Corleone u rikthye së fundmi në ekran pas një mungese të gjatë. Personazhi i shumë komentuar në media ishte i ftuar në emisionin "N'Kosovë show", ku jo vetëm foli për koronavirusin, çështjet politike, por edhe për jetën e tij private.

Vali tregoi se harxhon 3 mijë euro në ditë, pa dalë prej shtëpisë.

I pyetur për femrat me të cilat shoqërohet, Vali u shpreh se nuk ka njeri në planet që ia kalon atij.

"Nuk ka njeri në planet që ma kalon me numër femrash. Por tani përtoj t'i takoj, përtoj të dal. Më janë bërë monoton", u shpreh Vali.

