Janë konfirmuar dy raste të reja me Covid-19 në Elbasan. Të infektuarit janë një 84-vjeçare nga fshati Mengel dhe një 50-vjeçar. Burime për "Dosja.al" bëjnë me dije se 50-vjeçari punonte shofer në një kompani ndërtimi ndërsa, 84-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Spitalit Infektiv.
"Dosja" raporton se rastet e reja janë vatra të reja infeksioni, pasi sipas burimeve nuk janë raste kontakti me të infektuarit e mëparshëm.
84-vjeçarja vuan edhe nga sëmundje shoqëruese.
