Nga Shqipëria / E Hënë 4 Maj 2020, 09:09

Infektohet shoferi dhe një e moshuar, 2 raste të reja me Covid 19 në Elbasan

Janë konfirmuar dy raste të reja me Covid-19 në Elbasan. Të infektuarit janë një 84-vjeçare nga fshati Mengel dhe një 50-vjeçar. Burime për "Dosja.al" bëjnë me dije se 50-vjeçari punonte shofer në një kompani ndërtimi ndërsa, 84-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Spitalit Infektiv.

"Dosja" raporton se rastet e reja janë vatra të reja infeksioni, pasi sipas burimeve nuk janë raste kontakti me të infektuarit e mëparshëm.

84-vjeçarja vuan edhe nga sëmundje shoqëruese.