Nga Shqipëria / E Hënë 4 Maj 2020, 09:09

Ministri lë nam para kamerave, nuk di të vendosë maskën

Teksa vizitonte një fasoneri që bën maska për t'u mbrojtur nga virusi, zëvendës Kryeministri belg dhe ministri i Drejtësisë, Koen Geens ka kaluar një situatë të pakëndshme.

Koen Geens, i cili është përgjegjës për sigurimin e popullatës me maska, hasi vështirësi në momentin që po vendoste maskën e tij.

Ministri e vendosi maskën në kokë, më pas mbuloi sytë me të dhe në fund e vendosi siç duhet duke mbuluar gojën dhe hundën.

Veprimi i Geens shkaktoi kritika dhe tallje të shumta teksa edhe kundërshtarët politikë nuk ngurruan t'i komentin pamjet si një keqmenaxhim të situatës nga qeveria aktuale belge.