Ndonëse qeveria ka njoftuar se nuk do të lejohet hyrja në plazhe deri në një njoftim të dytë, si një masë parandaluese për mos përhapjen e Covid-19, qytetarët duket se nuk i kanë rezistuar dot diellit të pranverës.

Disa prej tyre kanë dalë këtë diel nga shtëpia dhe kanë shkuar në plazh.

Në fotot e shkrepura nga "LSA" shihen qytetarët që kanë zbarkuar në bregdetin përgjatë zonës nga Golemi tek Shkëmbi i Kavajës dhe relaksohen nën rrezet e ngrohta të diellit.

Disa të tjerë dolën për të bërë shëtitje, por kishte edhe persona që po gjuanin për peshk.
