Kompozitori shumë i pëlqyer nga publiku, Kledi Bahiti do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Partnerja e tij, prezantuesja e sportit në RTSH, Pejana Elezi është shtatzënë. Ditën e sotme i ftuar në "E diell", Kledi ka zbuluar për herë të parë gjininë e fëmijës.

"Çun, çun gushë pëllumb", u përgjigj Kledi kur Fjoraba Ponari e pyeti për gjininë e bebit.

Kujtojmë që lajmin e shtatzënisë, ishte Pejana që e konfirmoi pak kohë më parë kur uroi Kledin për ditëlindje.

"Deri para disa kohësh dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje. Gëzuar ditëlindjen ty që së bashku me mua vendosëm të merrnim një hap kaq të madh, sa të nisnim krijimin e familjes tonë. Gëzuar ditëlindjen ty, njeriut që më dha frymë nga fryma e tij, atëherë kur më shumë kisha nevojë. Kled, ty sepse askush tjetër nuk është si ti. Të premtoj që do jem krah teje deri në fund të udhëtimit, të duam shumë”, shkruante prezantuesja.


