Që prej ditës kur konfirmoi lidhjen me Sarën, Ledri Vula nuk i kursen më fotot me të. Ndërkohë edhe Sara sot ka publikuar për herë të parë në Tik Tok një video me reperin.

Bukuroshja shfaqet duke bërë makeup ndërsa Ledri nuk e lë rehat duke e puthur dhe përqafuar. Sara i kërkon të largohet, por Ledri vazhdon.

Sarës i vjen në 'majë të hundës' dhe trash zërin, duke e lënë reperin të habitur. E gjitha është një pjesë e inskenuar që i ka bërë fansat për të qeshur.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Ledri dhe Sara kanë 4 vite së bashku.





