Nga Shqipëria / E Diel 3 Maj 2020, 21:09

Nëna Hike lë spitalin, 77-vjeçarja shërohet nga koronavirusi

Një nënë 77-vjeçare nga Fushë-Kruja është shëruar nga Koronavirusi. Nëna Hike ditën e sotme ka lënë spitalin dhe lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përmes një video të postuar në rrjete sociale, Manastirliu ka treguar momentin kur nëna Hike del nga spitali dhe shkruan se ajo është shëruar nga koronavirusi. 

"Nënë Hike plot 77 vjeç nga Fushë-Kruja, sot ka lënë e shëruar spitalin infektiv dhe është kthyer pranë familjes. Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 60% e të prekurve nga COVID19 janë shëruar, ndërsa Kruja ka sot numrin më të lartë të të prekurve aktivë", shkruan Manastirliu.