Këtë fundjavë qytetarët në Florida kanë thyer karantinën dhe janë dyndur në plazhe, edhe pse SHBA është një nga vendet më të prekur nga koronavirusi. Një avokat, Daniel Uhlfelder, i ka tmerruar plazhistët duke shkuar në bregdet i veshur me të zeza, si një personazh që personifikon vdekjen.

Daniel e ka protestuar me forcë rihapjen e plazheve.
"Ne nuk jemi në pikën tani ku kemi testime të mjaftueshme, të dhëna të mjaftueshme, përgatitje të mjaftueshme për atë që do të vijë në shtetin tonë por edhe në të gjithë botën nga kjo pandemi”, tha avokati për CNN.

"Unë e di sa të bukura dhe tërheqëse janë plazhet tona. Por nëse nuk marrim masa për të kontrolluar gjërat, ky virus do të dalë jashtë kontrollit”, tha ai.

