Ilda Bejleri ishte sot në një lidhje direkte me emisionin "E diell", ku gjatë intervistës Edi Manushi i kërkoi moderatores të tregonte ambientet e shtëpisë pasi të gjithë janë kuriozë.

Ilda tregoi çdo cep të shtëpisë, që nga dhoma e gjumit e deri tek kuzhina, ku nuk ngurroi të hapte edhe frigoriferin.

Ilda tregoi se gjatë kësaj kohe në shtëpi është marrë me gjëra që dikur nuk kishte kohë, si për shembull sistemimi i rrobave në garderobë.
Moderatorja prej disa javësh është vetizoluar dhe duket se tani është mësuar me jetesën e re. Në fillim të karantinës, Ilda u shpreh se i dukej sikur “tavani po i binte mbi kokë”.

