Alesia Bami vazhdon të jetë në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale për jetën e saj private, por këtë pjesë deri më sot modelja kishte preferuar ta ruante larg syrit të publikut. Megjithatë ditën e sotme në rubrikën "Trotuar", në "E diell", Edi Manushi zbuloi se Alesia do të fejohet.

Modelja e pranoi këtë duke konfirmuar kështu se është në një lidhje dashurie.

"Ka zëra se do fejohesh", i tha Manushi ndërsa Alesia duke qeshur ia ktheu: "Do fejohem, do fejohem".



