Nga Shqipëria / E Diel 3 Maj 2020, 17:05

Pas largimit të Inës, vajza e re çmend djemtë e 'Përputhen'

Geri dhe Ina ishin çifti i parë që u krijuan nga rubrika "Përputhen" në "E diell". Pas largimit të tyre nga emisioni, Inën e ka zëvendësuar një vajzë e re. 

Margaret quhet vajza e cila iu bashkua sot "Përputhen", një brune super seksi që ra menjëherë në sy dhe mori vëmendjen e djemve.

Margaret është modele me profesion dhe ka marrë disa çmime. 

Brikeno ishte i pari që reagoi me hyrjen e Margaretës dhe e pyeti atë se kush janë djemtë që i kanë bërë më shumë përshtypje. Margaret tha se janë dy djem që ka krijuar një ide të mirë deri më tani, por nuk zgjodhi të zbulonte emra.