Nga Shqipëria / E Diel 3 Maj 2020, 15:03

Armina flet për marrëdhënien e veçantë që ka me fëmijët e Shkëlzenit

Blogerja Armina Mevlani është treguar shumë aktive në rrjete sociale gjatë ditëve të karantinës. Ajo ka realizuar shpesh mini-intervista me ndjekësit, duke iu përgjigjur për pyetje nga më të ndryshmet, siç ka bërë dhe së fundmi.

Partneri i blogeres, Shkëlzen Berisha është baba i dy fëmijëve dhe një ndër ndjekësit e ka pyetur si është marrëdhënia e saj me to. "Si shokë, sepse janë adoleshentë dhe kënaqem me ta", ka treguar Armina. Siç duket marrëdhënia e tyre është vërtetë e bukur dhe e veçantë.

Kujtojmë se çifti janë bashkë prej më shumë se pesë vitesh dhe janë përfolur shpesh për një martesë. Armina ka treguar se dasmën duan ta bëjnë në Shqipëri, sepse duan një numër të madh të ftuarish.