Kryeministri britanik Boris Johnson në një intervistë ekskluzive për "The Sun" ka rrëfyer periudhën e vështirë të qëndrimit në spital pas infektimit me Koronavirus. Ai e ka konsideruar veten njeri me fat, sepse e ka parë vdekjen me sy dhe ka arritur të mbijetojë.
Johnson ka treguar se gjendja e tij ishte vërtetë serioze. "E kuptova që po bëhej shumë serioze dhe mbaj mend që i thoja vetes vazhdimisht "Si do shpëtoj nga kjo?", është shprehur kryeministri.
Po ashtu ai ka shtuar se mjekët i kanë vendosur litra të tërë oksigjeni për ta mbajtur në jetë dhe ata ishin në dilemë nëse duhej apo ja ta vendosnin në ventilator. Jonhnson ka rrëfyer se po përpiloheshin planet e emergjencës, se si do e njoftonin vdekjen e tij.
Pavarësisht të gjithave kryeministri tregon se nuk e kishte humbur kurrë shpresën dhe nuk e pranonte vdekjen. Ai u diagnostikua me Koronavirus më 26 Mars dhe pas 10 ditësh, në gjendje të përkeqësuar u dërgua në spital ku qëndroi tre netë në kujdes intensiv. Tashmë Johnson është shëruar.
Burimi: "The Sun"
