Carrie Symonds, e fejuara e kryeministrit britanik Boris Johnsonit, tre ditë më parë solli në jetë fëmijën e tyre të parë. Johnson, i cili sapo është shëruar nga koronavirusi, ishte i pranishëm gjatë lindjes, në një spital në Londër.

Sot Carrie ka publikuar foton e parë me vogëlushin dhe ka zbuluar emrin e tij të veçantë.

Boris dhe Carrie i kanë vendosur djalit emrin Wilfred Lawrie Nicholas Johnson. Emrat janë në nder të gjyshërve të çiftit dhe dy doktorëve që shpëtuan jetën e kryeministrit nga koronavirusi.

"Nuk mund të isha më e lumtur se kaq. Zemrën e kam plot", shkruan e fejuara e kryeministrit.

Vogëlushi i porsalindur është fëmija i parë i Symonds, ndërsa Johnson ka edhe 4 fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme.



