Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Maj 2020, 18:06

'Më mirë se tërë dynjaja', Shqipëria numrin më të ulët të viktimave në Europë

Kryeministri Rama është shprehur krenar që Shqipëria rezulton të ketë numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi krahasuar me rajonin dhe Europën. Rama ka publikuar një foto ku ilustrohen statistikat e Shqipërisë krahasuar me disa shtete të tjera dhe shkruan se vendi ynë është 'më mirë se tërë dynjaja' në bilancin e kësaj lufte me armikun e padukshëm.

“Shqipëria më e mira. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar. Krenar për Shqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë dhe frikë nga injoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes. Të dhënat janë nga Coronavirus Worldometer", shkruan kryeministri.