
Këngëtari shqiptar, Labinot Tahiri paralajmëroi se do bëjë protestë nëse dasmat anulohen prej pandemisë së koronavirusit. Labinoti shkruan se këngëtarët që këndojnë në dasma kanë marrë para dhe nuk mund t'i kthejnë sepse i kanë harxhuar. Këngëtari shprehet se ka tatime dhe kredi për të paguar.
Menjëherë pas këtij statusi, reagoi Leonora Jakupi, e cila doli kundër mendimit të Labinotit.
"Jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Një fjalë popullore thotë ‘çka të bëhet me të tjerët le të bëhet edhe me neve’. Në këtë shtet ka njerëz më të varfër e më nevojtarë të cilët nuk kanë mundësi as punë të thjeshtë të kenë. Për herë të parë nuk pajtohem me thirrjen e kolegut tim, Labinot Tahiri për protestë”, ka shkruar Leonora.
Nuk ka vonuar as përgjigja e Labinotit i cili shkruan për këngëtaren: E bre Leonorë, shyqyr që paskan vërë një lajm për ty se rrallë të postjnë! Leonorë, për punën e bamirësisë skena çka flasim se sa për raste të varfëra që ka Kosova e që si di as shteti e unë i di e merrem me to, ti vetëm në televizor i sheh!".