Rudina Dembacaj e ftuar sot në "Pop Culture", na zbuloi më shumë për marrëdhënien e saj me Mark Frrokun, por edhe me vjehërrit. Rudina tregoi se ajo ka një raport të shkëlqyer me ta e sidomos me babain e Markut.

Artistja u shpreh se vjehrri i saj është një njeri i heshtur, por ajo ia ka gjetur çelësin e komunikimit dhe madje vjehrra bëhet xheloze pasi ai ka më shumë komunikim me Rudinën sesa me të.

"Vjehrri është shumë i mirë. Ky është orari që dalim te shkallët dhe pimë cigare bashkë. Vjehrri im nuk flet shumë sepse është natyrë e heshtur, por unë kam gjetur një çelës komunikimi me të. Kemi një orar mbasdite, që dalim dhe unë i qëroj fruta, pimë cigare dhe bisedojmë. Vjehrra bëhet xheloze sepse ka më shumë komunikim me mua sesa me të", tha Rudina.




