Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku tashmë e kanë konsoliduar lidhjen e tyre dhe ajo ç'ka publiku pret është një lajm i ëmbël nga çifti. Në një lidhje direkte me emisionin "Pop Culture", Rudina Dembacaj u pyet nga Dojna Mema pikërisht për planet për një fëmijë tjetër.

Artistja u përgjigj se dëshiron që për momentin të fokusohet tek vogëlushja e saj, Viktoria. Ndërsa Marku e ka shprehur me kohë dëshirën që ata të kenë një fëmijë.

"Të ishte për Markun tani do e kisha barkun tek goja, unë po pres sepse dua që të kem edhe pak më shumë kohë për Viktorian", tha Rudina.





