Mjekët e infermierët shqiptarë që shkuan në Itali, kanë qenë dy ditët e fundit në qendër të vëmendjes së mediave pas akuzave nga pronari i hotelit. Sipas tij, mjekët e infermierët kishin festuar me muzikë e birra përfundimin e misionit të tyre.
Mediat italiane bëjnë sot të ditur se mjekët shqiptar kanë kërkuar falje përmes një mesazhi.
"Për fat të keq, ne e lëshuam veten duke shprehur lumturinë për punën që bëmë dhe rezultatin negativ të testeve, të cilat do na ndihmojnë të vazhdojmë punën. Policët bënë punën e tyre dhe ne jemi penduar për ç'ka ndodhi dhe shpresojmë se ndjesa jonë do të pranohet nga autoritetet italiane", kanë deklaruar mjekët.
Burimi: Fanpage.it
