Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ka tronditur këtë të Shtunë Greqinë. Tërmeti është regjistruar në orën 14:51 në ishullin e Kretës me epiqendër në det, me një thellësi prej 40 km.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo në njerëz. Banorët kanë raportuar se tërmeti ka zgjatur për disa sekonda.

